Igor Isjanovski, është lindur para kohe (prematurë) por kjo nuk i ka penguar që të ketë një zhvillim normal.
Ai madje ka arritur të shkollohet në fushën e mjekësisë ku tani vepron si ofralmolog i fëmijët të lindur para kohe, transmeton TV21.
Ai përveç se ua kontrollon sytë fëmijëve prematurë, ai gjithashtu është në Klinikë për t’iu dhënë kujdes, emocione dhe kurajo.
Ai është shembull se si profesioni i është imponuar, e ku profesioni nuk e definon njeriun, por njeriu në vete e definon profesionin, thonë nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.
Igori është shembull dhe motiv për shumë fëmijë dhe prindër, sepse fuqia nuk është në muskuj, se kujdesi nuk duhet të na bllokojë, por përkundrazi të na stimulojë.
“17 Nëntori, Dita e fëmijëve të lindur para kohe. Unë jam një nga ata (i lindur në javën e 29-të dhe me peshë të lindjes prej 950 gram) dhe kam mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, kam magjistruar, specializuar, doktoruar dhe punoj në parandalimin, zbulimin e hershëm dhe mjekimin e retinopatisë prematuriale”, shkruan Isjanovski.
