Tetovasot mëson se një i mitur 16-vjeçar nga Tetova është ndaluar nga policia te kryqëzimi i bulevardit “Bllagoja Toska” me rrugën “Fushtanska”, pasi drejtonte motoçikletën “Aprilia” pa leje drejtimi.
Sipas Tetovasot, me urdhër të prokurorit publik, i mituri është privuar nga liria, ndërsa motoçikleta është konfiskuar.
Pas dokumentimit të rastit, Tetovasot raporton se ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.TS
