Gjatë ditës së sotme në pjesën veriore të vendit është mbajtur një marsh protestues nga ana e serbëve lokalë.
Ata kanë kundërshtuar idenë e qeverisë Kurti për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani ka dhënë detaje lidhur me protestën.
‘’Çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë protestës, numri i pjesëmarrësëve ka qenë rreth 600, situata ka qenë e qetë’’, ka thënë Elashani.
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit është bërë temë diskutimi tash e disa ditë. Derisa në njërën anë Qeveria e Kosovës po kërkon hapjen e saj atë po e kundërshtojnë shtetet e QUINT-it.