Për të dhjetën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Udhëheqësi i seancës konstituive, Avni Dehari sërish propozoi votimin e fshehtë, për të cilën nuk arriti të formohet komisioni. Në votim për formimin e komisionit pati 54 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Në votim nuk morën pjesë PDK, LDK, AAK, Nisma. Seanca u ndërpre, për të vazhduar sërish më 5 maj.
