Qendra për Menaxhim me Kriza ka bërë të ditur se në lagjen Dardani në Tetovë, në nënkalimin në afërsi të poligonit është grumbulluar një sasi e konsiderueshme e ujit ku edhe është i pakalueshëm. Siç kanë bërë të ditur nga QMK-ja, një automjet ka ngecur, por që fatmirësisht shoferi nuk është lënduar. QMK bëri thirrje për kujdes

“Përmes numrit për thirrje emergjente E-112 është marrë një njoftim se në lagjen Dardania (Komuna e Tetovës), pranë nënkalimit te poligoni, është grumbulluar një sasi e madhe uji.

Një automjet pasagjerësh ka tentuar të kalojë vetë nëpër ujë, por ka mbetur i bllokuar. Shoferi e ka lëshuar automjetin me kohë dhe nuk është lënduar.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet e SPB Tetovë dhe Njësisë Territoriale të Mbrojtjes nga Zjarri Tetovë, të cilat kanë ndërhyrë me dy automjete zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës.

Në lagjen Dardania ekzistojnë dy rrugë alternative që qytetarët mund t’i përdorin për kryerjen e papenguar të obligimeve të tyre të përditshme derisa të përfundojë pastrimi dhe normalizimi i situatës.

Apelojmë te qytetarët për kujdes dhe respektim të udhëzimeve nga shërbimet kompetente”, ka njoftuar QMK.