Raportohet se gjatë ditës së sotme është arrestuar Necati “Neco” Arabaci në Bratislavë dhe miku apo bashkëpunëtori i tij, transmeton TV21.
Ata u kapën në hotelin Kempimsky në Bratisllavë, teksa ishin ulur aty. Deri më tani, ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare sllovake apo nga ndonjë institucion tjetër evropian të rendit, megjithatë pamjet nga Bratisllava flasin se ata u kapën nga forcat e rendit.
Arabaci është një emër i njohur i botës së krimit, me prejardhje turko-gjermane, dhe ish-drejtues i rangut të lartë i Hells Angels Motorcycle Club. Në fillim të viteve 2000 u arrestua në Gjermani për trafikim prostitucioni, trafik njerëzish, shantazh dhe përdorim armësh, duke u dënuar me 9 vite burg. Pas lirimit u deportua në Turqi, ndërsa ndaj tij kanë qenë të hapura edhe urdhër-arreste në Spanjë dhe vende të tjera evropiane.
Në vitet e fundit, ai është bërë figurë e përfolur në media dhe rrjete sociale, sidomos për stilin e tij luksoz të jetesës në vende si Monako, duke u kthyer në një personazh kontradiktor mes famës dhe akuzave për krime të rënda.
Megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar për arrestimin e tij në Bratislavë, raportimet kanë zgjuar interes të madh në opinion publik./TV21