Klubi i Futbollit “Pelister” do t’i dorëzohet Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Skuadra e Manastirit fitoi 2-0 ndeshjen me Shkupin, por në Kavadarë pati brohoritje fyese nga tifozët e Pelisterit, kështu që e gjithë situata do të sqarohet nga Komisioni Disiplinor.
“Pas një raporti nga delegati i ndeshjes KF Pelister – KF Shkupi, Komisioni i Ndeshjeve i FFM-së dërgoi KF Pelisterin në procedurë të mëtejshme te Komisioni Disiplinor. Raporti ka të bëjë me brohoritje fyese nga disa prej tifozëve në ndeshjen KF Pelister – KF Shkupi, të luajtur në kuadër të raundit të 3-të të Ligës së Parë të Futbollit”, thuhet në njoftimin e FFM-së.
FOTO: FFM.COM.MK
The post VIDEO / Brohoritjet fyese nga tifozët ndaj shqiptarëve, KF Pelisteri dorëzohet te Komisioni Disiplinor appeared first on Alsat.
