Derbi i Madridit në Superkupë ka dhuruar shkëndija mes trajnerit të Atletikos, Diego Simeone, dhe brazilianit Vinicius Jr. Më saktësisht trajneri ishte ai i cili gjatë pjesës së parë i afrohej shpesh sulmuesit dhe e provokonte.
Në një moment, sipas mediave spanjolle, ai i ka thënë brazilianit frazën “Florentino do të të heqë, mbajë mend”.
Por ky nuk ishte episodi i vetëm. Kur Vinicus Jr u zëvendësua nga Çabi Alonso, Simeone i bëri përsëri me shenjë brazilianit që të kujtonte atë që i kishte thënë, duke sjellë reagim nga futbollisti dhe stafi i Realit.
https://rumble.com/v7427ro-sim-vin1.html
The post VIDEO / Çka i tha Diego Simeone sulmuesi të Real Madridit? appeared first on Alsat.
