Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti këtë mbrëmje në Shkup, transmeton TV21.
Në këtë takim, që duket më shumë miqësor, Rama shihet të përshëndesë Ahmetin me një përplasje “pesëshe”.
Takimi është konfirmuar edhe nga eksponentë të lartë të BDI-së.
“Takim thelbësor me Kryeministrin Edi Rama në Shkup. Fryma Evropiane do vjen edhe këndej”, shkroi Bujar Osmani nga BDI.
Kujtojmë se Rama ndodhet në Shkup, në kuadër të Samitit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër./TV21




