Në kuadër të projektit “Luaj me përgjegjësi”, u zhvillua ligjëratë edukuese me qëllim parandalimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për rrezikun nga lojwrat e fatit.
Me mbështetjen e Lotarisë Shtetwrore të Maqedonisë – Kasinos Austria, Shoqata e të Varurve të Trajtuar, më 26.02.2026 mbajti një punëtori edukative për parandalimin e sëmundjeve të varësisë. Punëtoria u mbajt në shkollën “Krume Kepeski” për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta.

Punëtoria u mbajt nga Dr. PavlinaVaskova, një neuropsikiatre specialiste. Në punëtori u nda informacion edukativ mbi çështjet dhe sfidat e varësisë, duke theksuar rëndësinë e parandalimit, mbrojtjes dhe përgjegjësisë.
Theks i veçantë u vu në rolin e arsimit si një faktor kyç në parandalimin e pasojave negative të luajtjes së tepruar, veçanërisht në mesin e popullatës së re.
Si një kompani e cila nga fillimi i qaset seriozisht dhe sistematikisht kësaj çështje, VLSHM përmes edukimit, informimit në kohë dhe kujdesit për personat qwluajnw, kontribuon në mënyrë aktive në parandalimin e pasojave negative të luajtjes së tepruar dhe në ndërtimin e një kulture të lojërave të përgjegjshme.
Video Lotaria Kasinos Austria mbështet dhe zhvillon vazhdimisht fushata të përgjegjshme lojërash, me një theks të veçantë në parandalimin e luajtjes së tepruar dhe problematike. Pjesë e këtij angazhimi është edukimi i vazhdueshëm për rreziqet e luajtjes kompulsive.
Në vitin 2019, u krijua ekipi SOS – i pari i këtij lloji në vend, me një linjë SOS të aktivizuar për mbështetje telefonike dhe elektronike. Ndihma këshilluese ofrohet nga një ekip ekspertësh psikologësh dhe psikiatërish, të gatshëm për të ofruar mbështetje dhe udhëzime në një formë konfidenciale dhe të sigurt.
Kompania është mbajtëse e certifikatës Evropiane për organizimin e përgjegjshme të lojërave të fatit nga Shoqata Evropiane e Lotarive – një mirënjohje e angazhimit afatgjatë për veprim të qëndrueshëm, mbështetje për projekte sportive, arsimore dhe kulturore, si dhe mbrojtje dhe edukim të luajtësve.
Kujtojmë vazhdimisht se pjesëmarrja në lojërat e fatit lejohet ekskluzivisht për personat mbi 18 vjeç, në përputhje me rregulloret ligjore dhe parimet e organizimit të përgjegjshëm të lojërave të fatit.
The post Video Lotaria Kasinos Austria fushatë edukuese për lojëra të përgjegjshme appeared first on Alsat.
