Gabriel Martinelli ka reaguar publikisht dhe ka kërkuar falje pas një momenti të pahijshëm gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Liverpullit, e cila u mbyll pa gola, 0:0.
Sulmuesi brazilian u përfshi në një incident me mbrojtësin e Liverpullit, Konor Bredli. Pas përfundimit të takimit, Martinelli pranoi gabimin e tij dhe theksoi se tensioni i lojës ndikoi në reagimin e tij, pa qenë i vetëdijshëm për seriozitetin e dëmtimit të Bradlit në atë moment.
“Unë dhe Konor kemi shkëmbyer mesazhe dhe tashmë i kam kërkuar falje atij. Në atë moment nuk e kuptova se ai ishte lënduar seriozisht, për shkak të tensionit të lojës”, u shpreh Martinelli.
Ai shtoi se ndihet thellësisht i penduar për veprimin e tij dhe i dërgoi urimet më të mira futbollistit të Liverpullit për një rikuperim sa më të shpejtë.
Here’s the full clip again, showing Martinelli smacking the ball on Conor Bradley, then kneeing and pushing him off the pitch.
Disgraceful. Rancid. Call it whatever you want. But it certainly isn’t a surprise considering the club and manager he plays for.pic.twitter.com/PtinY3fH4p https://t.co/yyfBcoBM0Y
— Football Confidential 🌐 (@footballconfid1) January 9, 2026
“Dua të them se jam thellësisht i penduar për reagimin tim. I dërgoj atij edhe një herë urimet më të mira për një rikuperim të shpejtë”, përfundoi braziliani./Indeksonline/
The post VIDEO / Martinelli kërkon falje për gjestin e pahijshëm ndaj Konor Bredlit appeared first on Alsat.
