Në raundin e 18-të të kampionatit australian, u takuan Uellingon Fenix dhe Aukland FC, dhe në ndeshje u shënua një gol vërtet i pabesueshëm nga një distancë prej 70 metrash.

Ndeshja ishte duke u luajtur kur në minutën e 24-të topi arriti te mbrojtësi i ekipit mysafir, Xhejk girdvud-Reiç, i cili vendosi ta godiste topin me gjithë fuqinë e tij drejt portës së Wellingtonit nga një distancë prej 30 metrash larg portës së tij.

Portieri i ekipit vendas, Xhoshua Oluvajemi, doli nga zona e tij e penalltisë, por e gjykoi gabim fluturimin e topit i cili shkoi në portë mbi kokën e tij. Pas atij goli të çuditshëm, loja e Uellingtonit u prish plotësisht, dhe lojtarët vendas pësuan shumë shpejt tre gola të tjerë dhe patën një disavantazh 4-0 në pjesën e parë.

 

Në fund të ndeshjes, Aukland shënoi një tjetër gol për fitoren me rezultat përfundimtar 5-0. Auklandi është i dyti në tabelë me një pikë më pak se lideri Njukësall Xhets, ndërsa Uellington është në vendin e 10-të nga 12 ekipe me 20 pikë të fituara.

 

 

The post VIDEO / Në Australi shënon gol nga 70 metra! appeared first on Alsat.