Në një azil pleqsh në Turqi janë publikuar disa pamje ku tregojnë ushtrimin e dhunës fizike ndaj një të moshuari.

Në video shihet një person i cili ishte duke i bërtitur dhe duke e goditur të moshuarin.

Pamjet dyshohet se janë regjistruar në korrik të vitit 2023. I moshuari, ndërroi jetë në shtator të vitit 2024 në spitalin ku po trajtohej. Pas vdekjes së tij nuk është kryer autopsi, fakt që ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta.

Mediat turke raportojnë se në të njëjtin azil kanë ndodhur edhe raste të tjera dhune, ndërsa disa pamje nga kamerat e sigurisë dyshohet se janë fshirë.

Personeli raportohet se është detyruar të heshtë për shkak të presioneve dhe kërcënimeve.

Pas reagimit publik, drejtuesit e azilit kanë deklaruar se personi i përfshirë në dhunë nuk do të pranohet më në institucion.

Ndërkohë, rasti i është referuar Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale dhe prokurorisë, ku janë vendosur masa administrative, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.