Juventusi mposhti Benfikën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, por vëmendjen e mori shuplaka që trajneri Luçiano Spaleti i dha sulmuesit Luis Openda.
Në minutën e 70-të, trajneri i bardhezinjve e thirri Opendën të kthehej në fushë, por gjatë udhëzimeve taktike, belgu dukej i shpërqendruar, kështu që ai i dha një shuplakë në fytyrë dhe i bërtiti në vesh: “Duhet të zgjohesh “.
E gjithë kjo skenë ndodhi, sigurisht, para kamerave, me videon që në mënyrë të pashmangshme u bë virale në profilin “X”.
The post VIDEO/ Spaleti godet me shuplakë në fytyrë futbollistin! appeared first on Alsat.
