Vijojnë lëkundjet në qeverinë e kryeministrit britanik Keir Starmer, teksa këtë të enjte ka dhënë dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, Chris Wormald.
Starmer e cilësoi Wormald si një “bashkëpunëtor të shkëlqyer”, duke e falënderuar për mbi 35 vite shërbim publik.
“Kam rënë dakord me të që ai të japë dorëheqjen si sekretar i kabinetit sot. I uroj gjithë të mirat për të ardhmen”, deklaroi kryeministri britanik.
Wormald, i cili qëndroi në detyrë pak më shumë se një vit, është zyrtari i tretë i lartë që largohet nga kabineti i Starmer brenda pak ditësh.
Më herët u larguan edhe shefi i stafit të kryeministrit, Morgan McSweeney, si dhe drejtori i komunikimit, Tim Allan.
Zhvillimet e fundit lidhen me një ristrukturim të stafit qeveritar, por edhe me tensionet që kanë shoqëruar emërimin e ish-ministrit dhe ish-ambasadorit Peter Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara. Emri i tij ka nxitur polemika pas përfshirjes në dokumentet e dosjes “Epstein”, çështje që vazhdon të shkaktojë debat në opinionin publik britanik.
