Gazetar: Petar Çaushevski

“Një ditë pas përvjetorit të zjarrit në diskotekën „Puls“ në Koçan, vazhdoi gjykimi për tragjedinë me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria”, raportoi Petar Çaushevski, gazetar.

Para gjykatës dëshmoi Verica Milevska-Stefanovska, kryetare e Odës për Sigurim Privat, e cila shpjegoi rregulloret ligjore dhe theksoi se sigurimi në „Puls“ duhej të reagonte dhe të mos lejonte praninë e të miturve në objekt.

“Duke pasur parasysh faktin se në objektet e tilla duhet të respektohen edhe ligje të tjera dhe tabelat që ndodhen në vende të dukshme paralajmërojnë se nuk lejohet prania e të miturve, sigurimi duhej të reagonte ose të paktën të njoftonte pronarin e objektit”, tha Verica Milevska-Stefanovska, kryetare e Odës për Sigurim Privat.

– Duhet të ketë tabela që ndalojnë praninë e të miturve

– Sigurimi duhej të reagonte

Duke iu përgjigjur pyetjeve, Milevska-Stefanovska konfirmoi se përdorimi i piroteknikës përbën një rrezik sigurie, por gjykata nuk lejoi pyetjen nëse personat që e përdorin duhet të kenë trajnim të duhur. Në gjykatë dëshmuan edhe inspektorë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët theksuan se menaxherët e objektit „Puls“, sipas ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, kishin detyrë ligjore të dorëzonin planin, vlerësimin dhe rregulloren për njësinë e tyre në Koçan. Ndërkohë mbrojtja kohë më parë kërkoi heqjen e masës së arrestit shtëpiak për ish kreun e Koçanit Lupço Papazov, por Prokuroria sot tha se masa duhet të mbetet e njëjtë.

“Prokuroria Publike në këtë fazë të procedurës konsideron se nuk ka rrethana për të hequr masën e arrestit shtëpiak dhe për ta zëvendësuar atë me masa kujdesi”, deklaruan nga Prokuroria.

-S’ka rrethana për heqjen e arrestit shtëpiak

Një vit më parë, në zjarrin në diskotekën „Puls“ në Koçan humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Për tragjedinë, prokuroria hapi lëndë kundër 35 personave dhe tre kompanive. Në tre procedura të veçanta për rastin, janë të akuzuar edhe 23 punonjës policie. / Alsat.mk.

The post Vijon gjykimi për tragjedinë në diskotekën „Puls“ në Koçan appeared first on Alsat.