Moti sot paradite do të jetë kryesisht me vranësira me paraqitje të reshjeve të dobëta lokale të shiut dhe borës, sidomos në pjesët jugore të vendit. Pasdite do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 2 deri 8 gradë Celsius.
Në Shkup pasdite do të jetë me vranësira, gjatë ditës qetë, ndërsa vranësirat do të zvogëlohen.
Temperatura minimale do të ulet deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 8 gradë Celsius.
Deri nga mesi i javës do të mbajë mot stabil me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina, ndërsa shtresa ekzistuese e borës do të bie gradualisht. Do të ketë mot të vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në male dhe disa pjesë të vendeve më të larta do të ketë borë në natën e së enjtes, si dhe gjatë ditës.

