Drejtoria për Hidrometeorologjike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se vendin, gjatë periudhës që vijon, do ta përfshijë moti i ngrohtë dhe stabil, transmeton TV21.

Nëse sot kemi pasur vranësira dhe erë të dobët, por me periudha me diell, nga nesër temperaturat do të shënojnë rritje.

Temperaturat minimale do të jenë nga -5 deri në 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri në 18 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pritet edhe në Shkup. Temperatura minimale do të ulet deri në -1 kurse maksimalja do të ngritët deri në 18 gradë celsius.

Nga DPHM-ja thonë se gjatë periudhës që vijon moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë, ndërkaq të shtunën priten reshje lokale të shiut./TV21