Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar video ku shihet se si në varrezat e Koçanit janë duke u realizuar punime, me qëllim zgjerimin e tyre, përcjell TV21.

Në këtë hapësirë, pritet të vendosen viktimat e tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 59 persona si pasojë e zjarrit që shpërtheu në klubin e natës “Puls” në orët e para të 16 marsit 2025.