Hoze Murinjo foli pas fitores së merituar të Real Madridit ndaj Benfika-s, duke komentuar episodet e ndeshjes.

Për Prestianni

“Të pendohet për çfarë? Fola me të dy, Vinicius më tha një gjë dhe Prestiani një tjetër.Nuk dua të jem ‘i kuq’ dhe të besoj 100% njërin, as ‘i bardhë’ dhe të besoj tjetrin. Vinicius shënoi një gol që vetëm ai ose Mbape mund ta realizojnë dhe më pas duhet të ishte mbi supet e shokëve të ekipit, jo të përplasej me 60.000 njerëz në stadium”.

Për festimin

“Kur shënon një gol të tillë, ndeshja mbaron aty”.

Për kartonin e kuq

“Më përjashtuan sepse thashë diçka të dukshme. Arbitri kishte një letër ku disa lojtarë nuk mund të ndëshkoheshin. Kam 1.400 ndeshje në stol dhe e di si funksionon”.

Për Vinicius Jr

“Nuk dua të them se ai gënjen. Shënoi një supergol, kjo është ajo që mbetet”.

Ai pranoi se ndeshja e kthimit do të jetë “një mision shumë i vështirë”.

The post “Vini ta festonte golin me shokët e ekipit, jo të përplasej me 60.000 persona në stadium” appeared first on Alsat.