Gazetar: Angell Dimovsi

Të miturit kanë konsumuar alkool, janë sulmuar policë, ndërsa inspektoratet kanë gjetur një sërë parregullsish. Policia kreu operacion të madh policor në pishinën e qytetit në Vinicë. Gjatë kontrollit, u kontrolluan 19 persona, nga të cilët tre të miturve iu është shërbyer alkool.

“Përveç kësaj, u identifikuan 19 persona dhe u kontrolluan tetë persona, ndërsa nga ana e policëve janë gjetur tre të mitur në objekt, dy prej të cilëve ishin 16 vjeç nga Vinica dhe një ishte 14 vjeç nga Koçani, duke konsumuar pije alkoolike. Prokurori publik nga Prokuroria Publike e Koçanit u njoftua dhe, duke ndjekur udhëzimet e tij, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për vepër penale “shërbim të pijeve alkoolike për fëmijë” sipas nenit 204 të Kodit Penal të RMV-së, në prani të një prindit/kujdestarit u morën deklarata, material për analizë dhe u kryen alkoteste”, tha Ministria e Brendshme.

Ministria e Brendshme raporton se gjatë operacionit, dy policë janë sulmuat nga një 34-vjeçar nga Vinicia. I njëjti aktualisht ndodhet në arrati.

“Gjatë kontrollit nga U.M. (34) nga Vinica, dy policë janë sulmuar fillimisht verbalisht dhe më pas fizikisht, pas çka U.M. ka ikur dhe po merren masa për gjetjen e tij”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Gjatë inspektimit, Inspektorati Shtetëror i Punës gjeti shkelje në pjesën e marrëdhënieve të parregulluara të punës të disa prej punonjësve në objektin gastronomik./Alsat.mk

The post Vinicë/ Kontrolle të policisë në klube nate appeared first on Alsat.