Ndonëse është shtuar numri i pacientëve me viruse sezonale dhe sëmundje respiratore, Klinika për sëmundje të fëmijëve po organizohet mirë dhe u jep shërbim cilësorë të gjithave, thotë drejtori i këtij institucioni shëndetësor Rexhep Memedi, transmeton TV21.
Sikurse në çdo klinikë kuadro mungojnë edhe te ne, por Ministria e Shëndetësisë po merret me zgjidhjen e problemit, tha ai. sa i përket kapacitetit për hospitalizim, bëjmë triazhë të saktë që pacientët që janë në gjendje më të rëndë t’i mbajmë.
“Po në këtë periudhë të vitit, dominojnë viruset sezonale, që janë gjithnjë e më të shpeshta, kjo është e zakonshme çdo vit, kemi rritje të numrit të pacientëve me simptoma respiratore dhe infeksione të zorrëve. A ka hapësirë? Punojmë me kapacitet të plotë dhe mundohemi maksimalisht që të bëjmë triazhë të saktë e pacientët me gjendje më të rëndë t’i mbajmë këtu”, tha Rexhep Memedi.

