Një punonjës i një kazinoje në Bërvenicë të Tetovës është denoncuar në polici, nën dyshimin se ka marrë 48.540 denarë, apo rreth 800 euro, nga kasa e objektit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar dje, rreth orës 13:00, në SPB Tetovë nga një 45-vjeçar nga Shkupi, përfaqësues i autorizuar i subjektit juridik.

Në denoncim thuhet se paratë i kishte marrë A.D. (30) nga Tetova, i punësuar në kazino.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

/Monitor.mk