
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.V. (54) nga fshati Bozovcë, Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror”.
Sipas informacioneve, në një hapësirë afariste në Tetovë, ku ishte i regjistruar njehsori elektrik, i dyshuari ka manipuluar me dy nga tre fazat, duke pamundësuar matjen e saktë të energjisë së konsumuar.
Me këtë veprim, është dëmtuar kompania EVN Maqedoni për një shumë prej 1.080.830 denarësh.
