Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, në kuadër të 18-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejmë të aleancës strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, si dhe për hapat konkretë që kanë rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës.
Presidentja Osmani e falënderoi Sekretarin Rubio për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe për praninë ushtarake amerikane në vend, e cila mbetet kyçe për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Po ashtu, në takim u diskutua për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, në kuadër të partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve.
“Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit të integrimit euroatlantik të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Presidentes Osmani.
