Gazetare: Fatlume Dervishi
Iftari i organizuar një ditë më parë në Vrapçisht nga dega e ASH-së, nxori në pah një lëvizje të re brenda ASH-së në qeveri. Mosmarrëveshjet kanë çuar në distancime të reja nga grupi që drejtohej nga Arben Fetai. Azir Aliu pranon se ka përplasje por thotë se janë duke punuar për bashkim të VLEN-it.
“Ne kemi punuar nga dita e parë që të bashkojmë ASH-në për shkak se përçarjet më së miri ne i dimë sesa janë të dhimbshme dhe sesa nuk janë në dobi të qytetarëve. Përplasje kemi edhe në shtëpi, edhe në lagje, edhe në punë, kështu që ata janë procese shumë të shëndosha, procese demokratike që ne mund t’i kemi dhe në çdo organizim, edhe politik. Prandaj tani rruga është që të bashkohet ASH-ja dhe të jemi në një infrastrukturë që thirret VLEN. Pra e dini që nga fillimi ideja e VLEN-it ka qenë që të jemi një parti politike”, deklaroi Azir Aliu, ASH.
Në këtë iftar nuk ishte prezent Fetai. Ai është në mesin e figurave brenda VLEN-it që këmbëngul për një ndarje proporcionale të pozitave, përfshirë edhe pozitës në kryetarit, në partinë e re që duhet të formohet. Iftarit i ishte bashkuar edhe Ilir Demiri, deputet nga radhët e ASH-së së Selës që u zgjodh duke garuar brenda koalicionit AKI. Po ashtu, prezente ishte Mimoza Musa, deputete që dikur ishte pjesë e ASH-së së Taravarit mirëpo me largimin e tij, ajo qëndroi në VLEN.
Edhe kreu i Lëvijes Demokratike, Izet Mexhiti, beson se të gjithë digurat brenda ASH-së janë duke punuar për bashkimin e VLEN-it dhe mohon mosmarrëveshjet.
“E filloi z.Kasami që shkriu organet e Besës dhe i dërgoi drejt subjektit të ardhshëm VLEN. Të njëjtën po e bën edhe z.Fetahu pore dhe z.Azir Aliu, edhe Mimoza, edhe Ilir Demiri, deputeti i ri që u bashkua VLEN-it. Këto ditë po përgatitetet edhe Lëvizja Demokratike që të thërret kuvendin themelues për tu shkri dhe për ta bërë vendin një. Besoj që në këtë mënyrë të gjithë flasin në një zë dhe ky zë është drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt politik”, u shpreh Izet Mexhiti, VLEN.
Ndërkohë ka pasur reagime edhe nga pjesa e ASH-së që nuk është në pushtet, Remzi Mehmedi nga ASH-ja e Selës thotë se kur flitet për zhvillimet në ASH duhet të merren parasysh dy momente.
1. Zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Strugë dhe Gostivar.
2. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, veçanërisht në zonën 5.
Në të 2 këto momente ka pasur tradhti dhe tregti mes aktorësh nga kampe të ndryshme e që koha i zbuloi e i zbulon për çdo ditë. Gjithçka tjetër është pasojë dhe nuk duhet parë si ndodhi në vetvete.
Për formimin e partisë VLEN nuk ka një marrëveshje finale mirëpo qëndrimin përfundimtar për modelin e mundshëm të strukturimit, nuk e ka dhënë as Alternativa. Jozyrtarisht, edhe Alternativa është kundër modelit me vetëm dy kryetarë, Kasamin e Mexhitin. /Alsat.mk
The post VLEN, distancime te reja para bashkimit appeared first on Alsat.
