Më 9 Maj, në Ditën e Evropës, VLEN do të bëhet me një emër, një drejtim, një mision dhe dhe program të përbashkët. Nën sloganin VLEN NJË, 850 delegatë do ta vulosin këtë proces historik. Pesë subjekte politike do të bashkohen në një trup të vetëm, për t’iu përgjigjur premtimit të dhënë shqiptarëve për një forcë të madhe, е gatshme për të folur me një zë.

“Nëntë maji nuk është zgjedhur pa arsye. Është Dita e Evropës, dita që simbolizon bashkimin si vlerë. Dhe pikërisht këtë vlerë VLEN po e kthen në shprehje politike shqiptare. Për ata që kanë jetuar nga përçarja, ky bashkim është lajm i keq. Për shqiptarët që kërkojnë drejtim, përgjegjësi dhe përfaqësim të ndershëm, ky është lajm i madh. Një javë na ndan. VLEN NJË. VLEN po vjen”, thanë nga VLEN./Alsat.mk.

The post VLEN drejt unifikimit, më 9 maj shpallet subjekti i vetëm appeared first on Alsat.