Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me kronikën e djeshme të Alsat në të cilën ekskluzivisht u publikuan emrat e funksionarëve të cilët ndodhen në gjykatë për mosrespektim të gjuhës shqipe, mes të cilëve edhe 13 shqiptarë.

Sipas koalicionit, të dhënat tregojnë se BDI-në përdorimin e shqipes e ka pasur vetëm slogan zgjedhor, ndërsa për këtë dëshmon ironia tragjike se në krye të listës është Jeton Shaqiri si ministër i Arsimit dhe Naser Ziberi si Avokat i Popullit, që dështoi të bëhet kryeministër i parë shqiptar.

Për shkelje përmenden edhe emra të tjerë të njohur të BDI-së dhe Frontit Evropian si: Faton Ahmeti, Bekim Maksuti, Musa Ziberi, Driton Nebiu.

Nga VLEN pyesin se si guxon BDI të heshtë përballë një abuzimi kaq flagrant.

 

The post VLEN: Gjuha shqipe për BDI-në, sllogan zgjedhor appeared first on Alsat.