Koalicioni VLEN pretendon se Bujar Osmani e pranoi se ka pasur takim me Nikolla Gruevskin në Budapest.

Sipas tyre, kjo është një dëshmi e qartë se BDI-ja nuk është reformuar, por përbën një grup të interesave që manipulojnë me ndjenjat kombëtare.

VLEN e pyeti Osmanin se si mund që një takim me një kriminel në kërkim ndërkombëtarë, të klasifikohet si sekret shtetëror.

“Prej kur takimet e një ministri të jasthëm me persona që janë në listën e zezë amerikane janë të klasifikuara si sekret shtetëror. A janë raportuar këto takime në Prokurori Publike dhe MPB”, tha Merita Koxhaxhiku, Deputete e VLEN.

The post VLEN pretendon se Osmani e pranoi se ka pasur takim me Gruevskin në Budapest appeared first on Alsat.