Nga koalicioni VLEN përmes një konference për shtyp kanë reaguar pas hetimeve dhe aktakuzave të Prokurorisë në lidhje me keqpërdorime të parave në procedurën e ndërtimit të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë, përcjell TV21. Pas dyshimeve për vjedhje të mbi 13 milionë eurove në këto projekte, nga VLEN akuzojnë pushtetin e kaluar, të cilët i cilësojnë si hajna.

“Edhe kësaj radhe nuk u befasuam por u zhgënjyem kur zbuluam që pushteti kaluar dëshmuan se janë hajna të paskrupull që kanë vjedhur edhe në bibliotekë e teatër. Këtë gjë e bëjnë vetëm ata që nuk ia dinë vlerën as librit, e aq më pak teatrit, se jeni të palexueshëm dhe udhëheqësit e shtëpive kulturore i keni mbajtur drejtor për t’u kënduar këngë e valle, ka qenë e ditur edhe më parë, por që në këto fusha keni vjedhur, kjo është e pritshme, por e pahijshme”, u tha mes tjerash në konferencën për shtyp të VLEN.