Fillimi i vitit shkollor sjell gëzim për fëmijët, por edhe shpenzime të shumta për prindërit. Pikërisht për t’ua lehtësuar këtë barrë familjeve, VLEN, përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”, me zbritje deri në 15 për qind për pajisjet shkollore.

Në këtë masë do të përfshihen çantat, fletoret, lapsat, markerat, blloqet e vizatimit dhe produkte të tjera bazë që u nevojiten nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kjo është një tjetër masë konkrete e VLEN-it në Qeveri, me të cilën politika kthehet në ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët. Në vend të premtimeve, fokusi është te masat që ua lehtësojnë jetën familjeve dhe ulin shpenzimet në periudha kur ato kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Produktet do të jenë të shënuara qartë në shitore, ndërsa zbritja do të aplikohet direkt në arkë dhe do të pasqyrohet në kuponin fiskal.

Sepse investimi më i mirë për të ardhmen është investimi te fëmijët dhe të rinjtë. Me më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe kushte më të mira për të mësuar, ata janë forca që do ta ndërtojnë të ardhmen e vendit.

The post VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit appeared first on Alsat.