Ndërkohë VLEN vlerëson se BDI mbron drejtësinë e kapur dhe kryeprokurorin e komprometuar. Sipas koalicionit në pushtet në kohën kur sistemi i drejtësisë gëzon vetëm 2% besim nga qytetarët, BDI zgjodhi të heshtë dhe të mbrojë këtë gjendje të mjerë, duke konfirmuar edhe një herë se është pjesë e problemit, jo zgjidhjes. “Kujtojmë se Prokurori Joveski u emërua me pëlqimin dhe votat e BDI-së, që për vite me radhë ka ndërtuar dhe mbështetur një sistem të drejtësisë të kontrolluar politikisht. Përmes ndikimeve të saj, BDI ka pozicionuar njerëzit e vet në Gjykatën Kushtetuese dhe në poste kyçe të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, duke instaluar një rrjet mbrojtës për korrupsionin dhe krimin e organizuar”, reagon VLEN. Refuzimin për ta mbështetur interpelancën, VLEN e konsideron si vazhdimësi e një strategjie të menduar për të ruajtur imunitetin e të korruptuarve, për të heshtur kallëzimet penale dhe për të siguruar pandëshkueshmëri për klanet politike që e kanë dëmtuar vendin.

The post VLEN vlerëson se BDI mbron drejtësinë e kapur dhe kryeprokurorin e komprometuar appeared first on Alsat.