Gjithë liderët e VLEN-it dhe një pjesë e funksionarëve kanë qëndruar sonte në Gostivar, nga ku kanë njoftuar se Sebaedin Dauti do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit.

“Me Sebaedin Dautin në krye, Gostivari do të ketë udhëheqjen që meriton, transparente, të përgjegjshme dhe vizionare. Sot, VLEN i jep qytetit garancinë e fitores dhe fillimin e një epoke të re zhvillimi. Fitorja është e jona, tetori është i Gostivarit!”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VLEN-it.