
Pas deklarimeve së në BDI do të bëhen analiza e do të ketë reforma, VLEN tha se nuk do të ketë diçka të tillë, që siç thanë, fjalën “reformë” e zëvendësuan me “t’u japim hapësirë gjeneratave të reja”.
“Thonë se do të “analizojnë”. Por çfarë analize është kjo, kur para opinionit dalin po të njëjtat fytyra që e rrënuan partinë? Në vend të reflektimit, ata vazhdojnë me propagandë. Sërish në skenë del Blerim Bexheti, njeriu që simbolizon gjithçka që shqiptarët refuzuan mendjemadhësinë, imoralitetin dhe fyerjen e inteligjencës së qytetarëve. Në çdo dalje të tij publike, BDI e vulos edhe një herë dështimin e vet, duke dëshmuar se nuk ka më as ide, as moral, e as njerëz që mund ta shpëtojnë nga rënia. Madje tani hezitojnë ta përdorin edhe fjalën “reformë” dhe e zëvendësojnë me formulën “t’u japim hapësirë gjeneratave të reja”. Por si e fillojnë këtë? Duke shpallur si shenjë ndryshimi që Blerim Bexheti nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar! Kjo është “reforma” që premton BDI t’i lëvizë karriget, por jo njerëzit që për dy dekada u bënë sinonim i arrogancës dhe abuzimit. Nëse për ta “ndryshimi” fillon dhe mbaron me Blerim Bexhetin, atëherë BDI e ka vulosur vetë fundin e vet politik”, thotë VLEN.

