Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv, VMRO-DPMNE caktoi 16 kandidatë të rinj për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të parashikuara më 19 tetor.

Këta janë kandidatët që VMRO-DPMNE i caktoi sonte:

  • Sopishtë – Jane Micevski
  • Kërçovë – Aleksandar Jovanovski
  • Kriva Pallankë – Oliver Aleksovski
  • Mavrovë-Rostushë – Oner Jakupovski
  • Krivogashtani – Sasho Graorkovski
  • Shuto Orizari – Erdjan Demir
  • Krushevë – Niko Choneski
  • Valandovë – Gjoko Kamchev
  • Vinicë – Mitko Kostadinovski
  • Demir Hisar – Nikola Najdovski
  • Çeshinovë-Obleshevë – Jordan Kostadinov
  • Radovish – Ljupço Pochivalec
  • Çashkë – Dejan Andonovski
  • Prilep – Dejan Prodanovski
  • Strumicë – Petar Jankov
  • Negotinë – Marija Naceva

Komiteti Ekzekutiv vendosi që për Kumanovë dhe Qendër të mbështeten kandidatët që do të propozohen nga ZNAM.

“Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE, bazuar në analiza dhe sondazhe brendapartiake, ka vendosur se partia synon një tjetër fitore historike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në zgjedhjet e ardhshme na pret një fitore e madhe, e pasuar nga shumë punë dhe përkushtim për secilin vend,” tha Gjorgji Sajkovski, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE.