Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi se Oner Jakuposki nga VMRO-DPMNE ka fituar zgjedhjet në komunën e Mavrovë-Rostushës, përcjell TV21. Mickoski tha se me këtë, VMRO-ja fiton komunën e 56-të, ndërsa LSDM-ja opozitare mbetet me 6 komuna.

“Në komunën e Mavrovë-Rostushës, VMRO-DPMNE realizoi fitore bindëse dhe shumë të rëndësishme. Oner Jakuposki është kryetari i ri. Fitore e dyfishtë, me mbi 1000 vota dallim. Urime për Onerin, për të gjithë mbështetësit dhe të gjithë qytetarët e Mavrovë-Rostushës. Me ditën e sotme, rrumbullakohet rezultati i zgjedhjeve lokale plotësisht. VMRO-DPMNE fitoi në gjithsej 56 komuna në Maqedoni, LSDM në 6. Kjo nuk është rastësi, është gjykim i qartë i qytetarëve”, tha Mickoski.