VMRO-DPMNE-ja akuzon ish drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare se është zbatuesi kryesor i ndjekjes dhe përgjimit gjatë periudhës derisa me pushtetin ka udhëhequr LSDM. Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE. Brane Petrushevski, thekson që ndjekja nuk ka mundur të bëhet pa urdhrin e kreut të atëhershëm të pushtetit në krye me Zoran Zaevin, ndër plotësisht sipas tij janë të përfshirë edhe kryeprokurori aktual Lupço Kocevski e Gjykata Supreme.
“Zbatues kryesor ka qenë Viktor Dimovski dhe i vetëdijshëm për pasojat nga pranimi i LSD-së, në panik mohon dhe ikë nga pasojat e veprimit të tij. Viktor Dimovski, shumë mirë e di se çfarë ka bërë dhe çfarë pasoja penale-ligjore ka ajo. Viktor Dimovski të pranojë se çfarë ka bërë dhe nga cili urdhër i majës së politikës. Ndjekja dhe përgjimi nuk do të ishte e mundshme pa leje direkte nga Zoran Zaev, pasi që tërë sistemi ka qenë i kyçur. Edhe Lupço Kocevski nga Prokuroria, i cili më vonë është zgjedhur për prokuror republikan, edhe Gjykata Supreme”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.
The post VMRO-DPMNE-ja akuzon ish drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare se është zbatuesi kryesor i ndjekjes dhe përgjimit gjatë periudhës derisa me pushtetin ka udhëhequr LSDM appeared first on Alsat.
