VMRO -DPMNE mbajti një miting në Komunën Lozovë, ku foli Boshko Cvetkovski, kryetari aktual i komunës, i cili do të vazhdojë garën për mandatin e dytë në raundin e dytë zgjedhor. Cvetkovski tha se deri më tani ka punuar me ndershmëri, premtoi se do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen dhe u bëri thirrje qytetarëve që ta zgjedhin përsëri, sepse, siç tha ai, nuk ka qëllime të fshehta.

“Do të vazhdoj me të njëjtën energji, me të njëjtën vendosmëri dhe me edhe më shumë dashuri për Lozovën tonë. Para jush qëndroj me fytyrë të pastër, me ndërgjegje të qetë dhe me dinjitet. Pas meje nuk ka asgjë të fshehtë, nuk ka baltë, nuk ka njolla, nuk ka interesa. Ekziston vetëm puna, përgjegjësia dhe dashuria për njerëzit. Unë nuk premtoj, unë realizoj dhe kjo është thelbi i asaj që na dallon. Prandaj, të jemi të sinqertë – dallimi mes nesh dhe atyre është i qartë si dita: ata flasin, unë punoj; ata premtojnë, unë përmbush… Ata fshihen pas interesave, unë qëndroj para popullit hapur dhe ndershmërisht. Ata blejnë mbështetje, unë e meritoj atë”, tha Boshko Cvetkovskit, kandidat për kryetar të Komunës Lozovë. /Alsat.mk

The post VMRO -DPMNE mbajti një miting në Komunën Lozovë appeared first on Alsat.