Kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për Qytetin e Shkupit, Orce Gjeorgjievski, prin me 41,24 nga votat sipas rezultateve të para të publikuara deri më tani nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Pas tij janë Bashkim Bakiu nga VLEN me 13,12 dhe Amar Mecinoviqi nga E majta me 12,09%, pastaj Skender Rexhepi nga AKI me 11,84 dhe Kaja Shukova nga LSDM me 10,78%.

Kandidatët e VMRO-DPMNE-së, gjithashtu, prijnë edhe në shumë komuna të Shkupit.

Në Çair, Izet Mexhiti nga VLEN ka mbështetje prej 51,55 për qind, përderisa Bujar Osmani nga AKI ka 37,66 për qind.

Në Butel, prin Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE i cili ka 43,24 për qind para Isamedin Azizit nga AKI me 35,60 për qind.

Në Saraj, prin Blerand Ramadani nga AKI me 50,17 për qind, përderisa Muhamet Elmazi nga VLEN ka 48,12 për qind.

Në komunën Aerodrom, kandidati Dejan Mitevski nga VMRO-DPMNE prin me 55,77 për qind të votave të fituara, para kandidatit të LSDM-së, Aleksandar Trajanovski i cili ka 17,69 për qind.

Në Gazi Babë, prin Boban Stefkovski nga VMRO-DPMNE me 55,62 për qind, përderisa Vllatko Mitovski ka mbështetje prej 20,20 për qind.

Në Gjorçe Petrov, kandidati Aleksandar Stojkovski nga VMRO-DPMNE prin me 59,90 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij nga LSDM, Kostadin Acevski ka 21,99 për qind.

Në Karposh, Sotik Lukrovski nga VMRO-DPMNE prin me 35,29 për qind, përderisa Stevço Jakimovski nga GROM ka 29,41 për qind.

Në Kisella Vodë, Beti Stamenkovska Trajkovska nga VMRO-DPMNE ka mbështetje nga 58,99 për qind, para Jane Acevskit nga E majta i cili ka 16,65 për qind.

Në Qendër prin Goran Gerasimovski nga LSDM me 41,74 për qind, para Mirosllav Labudoviq nga ZNAM i cili ka 28,50 për qind.

Në Shuto Orizarë prin Kurto Dudush nga Unioni i Romëve me 37,11, para Erxhan Demir nga VMRO-DPMNE me 26,98.