Nuk do të shpenzohen 300 milionë euro për 10 kilometra autostradë nga Shkupi deri në Bllacë, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, i cili kërkoi Prokuroria të hetojë projektin skandaloz të Qeverisë LSDM-BDI.
Thotë se shteti nuk do të ketë humbje por vetëm personat e afërt të ish pushtetit që kanë dashur të arkëtojnë miliona. Sipas tij, është e papranueshme që të shpenzohen qindra milionë euro për projekte që kushtojnë shumë më pak.
“Autostrada nga Shkupi deri në Bllace në gjatësi prej vetëm 10 kilometrave është projektuar në trase që do t’i kushtojë shtetit 300 milion euro. Ku është problemi? Është zgjedhur trase në të cilën persona të caktuar pak para fillimit të projektit kanë blerë prona. Është e dukshme se krerët e BDI-së dhe LSD-së seriozisht kanë dashur që të përfitojnë nga shpronësimi dhe traseja me shumë tunele. Për këtë është informuar Prokuroria dhe presim procedura”, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
