Bllokada e sotme nuk do ta pengojë Qeverinë të vazhdojë angazhimin e saj për rritjen e pagave, tha Bojan Stojanovski, pas protestës së LSM-së të cilët kërkuan rritje të pagave duke protestuar para Qeverisë. Ai deklaroi se nuk po ikin nga dialogët për pagën minimale, por siç shtoi duhet të bëhet me marrëveshje institucionale, në Këshillin Ekonomik dhe Social, midis punëdhënësve dhe sindikatave, me Qeverinë si ndërmjetës. Stojanovski theksoi se zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme për të gjithë të përfshirët, për punëtorët, punëdhënësit, për buxhetin, dhe për ekonominë në tërësi.

“Tani pyetja është shumë e thjeshtë: Nëse kërkesa ishte 2,806 denarë atëherë, dhe sot rritjet janë dukshëm më të larta se kaq, ku është problemi? E vërteta është kjo: Ne si opozitë mbështetëm luftën për paga më të larta sepse kishte padrejtësi. Sot, si qeveri, nuk premtojmë në rrugë, i realizojmë përmes kontratave, përqindjeve dhe marrëveshjeve kolektive të nënshkruara”, tha Bojan Stojanovski, VMRO DPMNE