Gazetari: Suad Bajrami

VMRO-DPMNE mbrëmë zgjodhi anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, organit më me peshë në parti. Për shkak reformave të paralajmëruar, ky trup është zgjeruar në 29 anëtarë. Kryetari Hristijan Mickoskit në pakon e reformave partiake, ka hequr nga detyra nënkryetarët nën arsyetimin që në vitin 2029 kur të ketë zgjedhje për lider të ri të partisë, të gjithë anëtarët të jenë të barabartë. Partia, gjithashtu zgjodhi dhe sekretarin e ri të përgjithshëm, deputetin Dragan Kovaçki.

“Këto vendime janë tregues i qartë se partia ndryshon dhe përshtatet me sfidat e reja. Qëllimi ynë është të krijojmë strukturë të fuqishme, efikase dhe të bashkuar e cila do të miratojë vendime konkrete dhe të përgjegjshme për nevojat e qytetarëve”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Aleksandar Nikolloski, i cili paraprakisht ishte nënkryetar, por tash e tutje vetëm anëtar i Komitetit Ekzekutiv, nëpërmjet një postimi në Facebook ka përshëndetur përzgjedhjen e ekipit.
Përbërje e re e Komitetit Ekzekutiv të partisë i cili do t’i sjellë fitoret në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, presidenciale dhe lokale”, shkruan Nikolloski.

Ndërkohë Mickoski ka paralajmëruar se në periudhën në vazhdim do të zgjidhen edhe udhëheqësit e komiteteve partiake, Unionit të Grave, Unionit të Forcave Rinore dhe Unionit të Veteranëve. Ai vetë ka konfirmuar se ky është mandati i fundit si kryetar i partisë më të madhe në vend për momentin./Alsat.mk

The post VMRO SHFUQIZOHET POZICIONI NËNKRYETAR I PARTISË appeared first on Alsat.