VMRO thotë që Izet Mexhiti është i habitur!

Përmes një komunikate për media, VMRO-DPMNE-ja ka komentuar paraqitjen e fundit mediatike të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti.

Nga atje thonë se Mexhiti në momentin që e ka dhënë deklaratën ka qenë i habitur dhe ka përzier gjërat.

Për më tepër, ata e demantojnë edhe deklaratën e Mexhitit dhe mes reshtash thonë se në Qeveri nuk ka marrëveshje për ligj të ri për përfaqësim të drejtë i cili do e zëvendësonte balancuesin.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka pushuar për momentin “balancuesin” që ishte si masë për kontroll të përfaqësimit të drejtē tē shqiptarëve në institucione.