Partia opozitare e Hungarisë, Tisza, është ka fituar zgjedhjet parlamentare me një fitore të thellë, duke rrëzuar partinë Fidesz të Viktor Orbán, i cili ka udhëhequr vendin për 16 vjet, përcjell TV21. Péter Magyar ka arritur të shënojë fitore bindëse.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti fitoren e Magyar dhe tha se “Hungaria ka zgjedhur Evropën”.

“Një vend rimerr rrugën e tij evropiane. Bashkimi forcohet. Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku jemi më të fortë,” shkroi von der Leyen në X.

“Një vend kthehet në rrugën e tij evropiane. Bashkimi bëhet më i fortë Zemra e Evropës po rreh më fort në Hungari sonte.”

Kancelari Friedrich Merz e uroi Magyar për fitoren dhe tha se “populli hungarez ka vendosur”.

“Mezi pres të punoj me ju. Le të bashkojmë forcat për një Evropë të fortë, të sigurt dhe mbi të gjitha të bashkuar. Gratulálok, i dashur Péter Magyar!” shkroi ai në X.