Sot, në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, zhvillohen zgjedhjet për kryetarë komunash, ndërsa në tre vendvotime në Shuto Orizare votohet edhe për këshilltarë.
Në raundin e dytë votohet për dy kandidatët që kanë marrë më së shumti vota në raundin e parë, dhe për kryetar komune zgjidhet kandidati me numrin më të madh të votave.
Sipas Kodit Zgjedhor, nëse edhe pas raundit të dytë nuk arrihet zgjedhja e kryetarit të komunës për ndonjë arsye, Komisioni Zgjedhor
brenda 15 ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve njofton Qeverinë. Pas marrjes së njoftimit, Qeveria brenda 15 ditëve emëron një përfaqësues për kryerjen e punëve që i përkasin kompetencave të kryetarit të komunës.Qeveria më së voni brenda 15 ditëve pas emërimit të përfaqësuesit e njofton kryetarin e Kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar komune.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) publikon rezultatet fillestare të zgjedhjeve të pranuara në mënyrë elektronike njëra pas tjetrës, ndërsa rezultatet bazuar në procesverbalet e komisioneve komunale përkatëse publikohen nga Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit brenda 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve publikohen menjëherë nga KSHZ, por më së voni brenda 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

