Sot, në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, zhvillohen zgjedhjet për kryetarë komunash, ndërsa në tre vendvotime në Shuto Orizare votohet edhe për këshilltarë.
Në raundin e dytë votohet për dy kandidatët që kanë marrë më së shumti vota në raundin e parë, dhe për kryetar komune zgjidhet kandidati me numrin më të madh të votave.
Sipas Kodit Zgjedhor, nëse edhe pas raundit të dytë nuk arrihet zgjedhja e kryetarit të komunës për ndonjë arsye, Komisioni Zgjedhor brenda 15 ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve njofton Qeverinë. Pas marrjes së njoftimit, Qeveria brenda 15 ditëve emëron një përfaqësues për kryerjen e punëve që i përkasin kompetencave të kryetarit të komunës.
Qeveria më së voni brenda 15 ditëve
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) publikon rezultatet fillestare të zgjedhjeve të pranuara në mënyrë elektronike njëra pas tjetrës, ndërsa rezultatet bazuar në procesverbalet e komisioneve komunale përkatëse publikohen nga Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit brenda 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve publikohen menjëherë nga KSHZ, por më së voni brenda 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.
