Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka realizuar të drejtën e votës në Prishtinë, ku edhe ka balotazh në zgjedhjet komunale. I pyetur nëse ka qëndruar mbrëmë deri vonë në Mitrovicë në kuadër të fushatës, Kurti tha se ka punuar në tri ndërrime.

“Gjatë kësaj fushate unë kam punuar në tri ndërrime, pra anë e mban komunave të Kosovës, dhe jam përpjekur që të vëzhgojë përgatitjet për zgjedhje, sepse zgjedhjet komunale janë jo më pak të rëndësishme se ato parlamentare”, tha Kurti.

Ai tha se u bën thirrje “gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës”.