Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani votoi në qendrën në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Ajo priti në radhë me qytetarët, derisa i falënderojë ata që po priten bashkë për të votuar.
Osmani e cilësoi këtë si një të të rëndësishme për Kosovën.
Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta marrim të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej, sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim duke marre pjesë në procesin më të rëndësishëm nga i cili krijohet parlamenti i ardhshëm dhe institucionet e tjera, po edhe merren vendime të cilat kanë rendësi për kualitetin e jetës se tyre dhe për të gjithë vendin tonë kështu që shpresoj që të gjithë qytetarët anë mbanë Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.”, tha Osmani përcjell portali rtv21.tv
