Voziste i dehur dhe shkaktoi aksident – arrestohet 53-vjeçari nga Vollkovija

MPB njofton se më 31.10.2025, rreth orës 06:35, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë kanë arrestuar G.M. (53) nga fshati Vollkovijë. Në hyrje të fshatit Radiovcë, në rajonin e Tetovës, ai me automjetin “Citroën” me targa të Tetovës, që e drejtonte vetë, ka dalë nga rruga dhe ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me aksidentin, është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ku testi ka treguar 1.56 promilë alkool në gjak.