Vrau gruan me thikë dhe tentoi të arratisej – ndalohet në kufi 38-vjeçari nga Shkupi

Sot (03.05.2025), rreth orës 17:00, në pikën kufitare Tabanoc, zyrtarët policorë nga Reparti për Kontrollin e Kufirit dhe Migracionit – Veri e kanë privuar nga liria N.A. (38) nga Shkupi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”. Rreth orës 15:00, në SPB Shkup është raportuar se në shtëpinë familjare në Shkup, N.A. i ka shkaktuar plagë bashkëshortes së tij R.A. me një mjet të mprehtë, nga të cilat ajo ka ndërruar jetë, gjë që është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë.

N.A. ishte arratisur, por menjëherë janë ndërmarrë masa për gjetjen e tij dhe rreth orës 17:00 ai është ndaluar. Në koordinim me prokurorin publik do të ngritet kallëzim penal kundër tij.